Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Shën Kliment Ohridski –Manastir” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Evropës Juglindore -Tetovë dhe Universiteti “Shën Kliment Ohridski -Manastir“ (UKLO), sot (17.02.2022), nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për punë të përbashkët në disa sfera të interesit të ndërsjellë, në veçanti në zhvillimin e hulumtimit dhe arsimimit.

Marrëveshja u nënshkrua në UEJL, në Tetovë, nga Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe rektori i UKLO-së, Prof. Dr. Sasho Korunovski.

UEJL dhe UKLO, mes tjerash, do të organizojnë studime deri diplomike dhe pasdiplomike si dhe do të shkëmbejnë përvoja, metoda dhe procedura didaktike për për programet studimore, në fusha të caktuara. Po ashtu, të dy institucionet, do të organizojnë dhe zbatojnë projekte hulumtuese, si dhe këmbim të informacioneve dhe rezultateve nga hulumtimet.

Google+