COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt konferenca tradicionale e festave të fundvitit - Rektori Bexheti paralajmëron hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore dhe Qendrës për Zhvillim Regjional

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i shoqëruar edhe nga anëtarë të menaxhemntit, sot (30.12.2021), mbajti takimin tradicional me gazetarë me rastin e festave të fundvitit.

UEJL në këtë vit të pandemisë arriti të vazhdojë dhe të avancojë suksesin e etabluar më parë dhe fatmirësisht pas tre semestrave kemi mundur që pjesën dominonte të ligjëratave t’i mbajmë me prezencë fizike dhe me pjesëmarrje fizike të studentëve me rreth 95%, tha Rektori Bexheti. Ai e cilësoi shumë të suksesshëm vitin 2021, duke e ndarë këtë sukses në tre pika kryesore.

“Pika e parë është regjistrimi rekord i studentëve në këtë vit akademik, pra 2021-22. Regjistrimet kanë qenë shumë të suksesshme, sepse është shtrirë proporcionalisht në të tre ciklet. Nëse e shikojmë me shpërndarje regjionale dhe gjuhësore, përpjesëtimisht, 2/3 e studentëve janë të regjistruar në kampusin e Tetovës dhe 1/3 në kampusin në Shkup.Lidhur me shpërndarjen gjuhësore, 72% e studentëve të ri studiojnë në gjuhën shqipe, 8% në gjuhën maqedonase dhe 20% në gjuhën angleze. Shumë domethënëse është edhe shpërndarja gjinore, ku 52% e studentëve janë femra dhe 48% meshkuj. Pika e dytë ka të bëjë me progresin në publikimeve shkencore në revista relevante, duke dominuar ato me faktorë ndikimi, duke u rritur numri vazhdimisht. Kemi rritje të numrit të projekteve të zbatuara. Pika e tretë është etablimi i projekteve zbatuese të përkrahura nga donatorë të jashtëm. Kemi një rikthim të interesit të donatorëve në UEJL, posaçërisht në financimin e projekteve. Aktualisht në këtë drejtim kemi dy projekte edhe atë iCane dhe NextSkills të mbështetur nga donatorë ndërkombëtarë, institucione të qeverisjes lokale dhe nga institucione qeveritare. “, u shpreh Rektori Bexheti

Sa i përket arritjeve të tjera, Rektori Bexheti, posaçërisht iu referua rezultateve marramendëse të Parkut Teknologjik. Ai tha se kemi patur 68 kompani start up, ku janë hapur 203 vende të reja pune dhe qarkullim financiar të Parkut me rreth 2,5 milion euro.

Lidhur me ndërkombëtarizimin, Rektori Bexheti , tha se këtë vit për herë të parë kjo komponentë mori formën reale me sjelljen e një grupi të studentëve nga Taxhikistani dhe Pakistani, të cilët studiojnë në gjuhën angleze dhe të gjithë janë me bursa të financuara nga SHBA, apo Fondacioni “ Shams”.

Rektori Bexheti, në këtë takim me gazetarë e bëri publike hapjen e Qendrës për Zhvillim Regjional, që do të jetë në UEJL dhe është projekt i përkrahur nga Byroja Nacionale për Zhvillim Regjional.

“Punët ndërtimore do të fillojnë në pranverë të vitit 2022. Shumë shpejtë këto ditë, sapo kemi bërë marrëveshje, i gjithë Sektori i zhvillimit ekonomik lokal, pra 32 të punësuar, do të barten në hapësirat e UEJL-së. Kjo nënkupton krijimin e trekëndëshit shumë të kërkuar të bashkëpunimit mes akademisë, institucioneve arsimore të larta, shkencës, komunitetit të biznesit dhe komunitetit të komunave. “, theksoi Rektori Bexheti.

Rëndësi të veçantë, Rektori Bexheti, i kushtoi zgjerimit të ofertës programore edhe me hapjen e një fakulteti të ri, pra fakulteti të gjashtë, që do të jetë Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, me studime profesionale trevjeçare, me dy drejtime, infermieri dhe fizioterapi.

“Aktualisht e kemi përgatitur tërë dokumentacionin e kemi marr miratimin e ndryshimeve statutore nga Qeveria dhe Bordi. Sot është në rend dite të Qeverisë është në rend dite edhe miratimi i elaboratit për hapjen e njësisë së re akademike të UEJL-së dhe nëse gjërat shkojnë ashtu siç kanë funksionuar deri tani, në konkursin për vitin e ri, do të kemi ofertën programore edhe nga ky fakultet. “, tha mes tjerash Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, në konferencën me gazetarë.

Google+