Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Komisari i lartë i OSBE-së, Kairat Abdrakmanov e vizitoi UEJL-in

Komisari i lartë për pakica kombëtare OSBE-së, Kairat Abdrakmanov i shoqëruar nga ambasadori i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Clemens Koja dhe një ekip këshilltarësh, në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut, sot ( 19 janar 2022), e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore.

Komisarin e lartë, Abdrakmanov e priti rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti i shoqëruar nga prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe hulumtim, Prof. Dr. Besa Arifi dhe sekretari i përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi. Gjatë takimit u potencua bashkëpunimi i shkëlqyer mes të dy institucioneve, si dhe u shqyrtuan mundësitë për aktivitete të përbashkëta.

Komisari Abdrakmanov u interesua për funksionimin e UEJL-it, të arriturat dhe sfidat për të ardhmen, si dhe rolin e këtij institucioni si model i arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Rektori Bexheti e informoi komisarin Abdrakmanov, për pozitën e UEJL-së në hapësirën e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, synimet që ky institucion ka për të rritur numrin e studentëve ndërkombëtarë. Gjithashtu, rektori Bexheti theksoi faktin që Universiteti është një shembull i mirë në rajon për funksionimin e multikulturalizmit dhe përdorimit fleksibil të gjuhëve. Komesari Kairat Abdrakmanov u shpreh se është i impresionuar nga ajo që sheh dhe dëgjuar për impaktin aq kompleks të Universitetit të Evropës Juglindore në shoqëri. Ai theksoi se vitin e ardhshëm (2023), kur RMV të merr kryesimin e OSCE, ky institucion duhet të jetë burimi i potencialit njerëzor dhe infrastruktural për kryesim të suksesshëm të Organizatës.

OSBE, nëpërmjet komisarit të lartë të atëhershëm, Maks van der Shtul, ka qenë aktor kryesor dhe bartës i nismës për themelimin e Universitetit të Evropës Juglindore në vitin 2001.

Google+