Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL, Qendra Future Skills dhe Normak do të krijojnë aplikacion inteligjent për shkathtësitë e së ardhmes për punëtorët në industri të ndryshme

Universiteti i Evropës Juglindore, Qendra Future Skills dhe Normak Investement Group (Grupacioni Investues Normak), filluan bashkëpunimin për krijimin e një aplikacioni inteligjent, i cili do t’i detektojë shkathtësitë e nevojshme të punëtorëve në të ardhmen në industritë e ndryshme.

Për këtë qëllim, sot në Qendrën Future Skills, në UEJL, në Tetovë, u realizua një takim, ku morën pjesë rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, drejtori i Projektit Future Skills, Prof. Dr. Azir Aliu, përfaqësues të UNDP-së, kryetari i Bordit të drejtorëve të Grupacionit Investues Normak (Normak Investment Group), Haki Etemi dhe drejtori gjeneral i Normak, Aleksandar Zarkov.

Takimi i sotshëm, po ashtu paraqet fillimin e bashkëpunimit mes Universitetit, Projektit Futur Skills dhe Normak Investment Group në optimizimin e proceseve dhe avancimin e teknologjive në industri të ndryshme, në fillim në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës e pastaj në gjithë shtetin.

Takimi më pas vazhdoi në grupe pune për bashkërendimin e aktiviteteve, ku së shpejti priten edhe rezultate konkrete.

Google+