Të nderuar studentë, staf dhe të gjithë ju bashkëkombës,
Festat e nëntorit janë themeli i shumë ngjarjeve në historinë kombëtare, por 28 Nëntori është ngjarja më madhore kombëtare shqiptare.
Urime 28 Nëntori- Dita e Pavarësisë dhe Dita e Flamurit të gjithë shqiptarëve, na qoftë i bekuar dhe i përjetshëm Flamuri kombëtar, si dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe begati e mirëqenie për shtetin shqiptar.
Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti
Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore
