Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti e priti në takim profesorin Fullbrajt Kris Dolan

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në një takim të veçantë priti profesorin Fullbrajt (Fulbright), Kris Dolan (Chris Dolan). Në takim, mori pjesë edhe prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi dhe drejtori i Institutit “Maks van der Shtul”, Prof. Dr. Veli Kreci.

Rektori Bexheti, e njoftoi profesorin Dolan me funksionimin e Universitetit, lidhjet dhe bashkëpunimet me universitete në SHBA dhe për planet në të ardhmen për zgjerimin e ofertës studimore dhe në forcimin e shtimin e bashkëpunimeve ndëruniversitare.

Dr. Kris Dolan është profesor i Shkencave Politike dhe Drejtor i Studimeve të Masterit të Shkencave të Inteligjencës dhe Sigurisë në Kolegjin “Lebanon Valley”. Ai aktualisht është studiues Fulbright (2021-2022) në studimet e sigurisë në Institutin Max Van der Stoel në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Fulbright-i i tij i parë ishte në Universitetin e Prishtinës, Kosovë në 2019-2020. Dolan shkruan artikuj të sigurisë kombëtare në The Hill dhe është autor i katër librave dhe më shumë se tridhjetë artikujve shkencor të fushës.

Google+