Lajmet e fundit
-
Panairi i 15-të i Karrierës takoi përfaqësuesit e rreth 60 kompanive të njohura me studentët e UEJL-së
10 maj 2022Rreth 60 kompani të njohura kanë marrë pjesë në Panairin e Karrierës, që u mbajt sot (10 maj 2022), në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Qendrës së Karrierës.
-
Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së renditet përkrah fakulteteve më të njohura në botë në garat e Nurembergut
10 maj 2022Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore, pasi mori një ftesë shumë prestigjioze nga Akademia Ndërkombëtare e Parimeve në Nuremberg dhe Universiteti Friedrich-Alexander-Erlangen-Nuremberg, aplikoi me sukses dhe u përzgjodh në mesin e mbi 500 universiteteve në mbarë botën për të marrë pjesë në Garat Ndërkombëtare në Gjykatoren e Improvizuar të Nuremberg-ut për vitin 2022.
-
Senati ia përcolli Bordit të Universitetit kandidaturën e Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetit për Rektor
9 maj 2022Senati ia përcolli Bordit të Universitetit kandidaturën e Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetit për Rektor
-
U mbajt konferenca e pestë shkencore ndërkombëtare për ekonominë e gjelbër
5 maj 2022“Ekonomia e Gjelbër dhe Ndryshimet Teknologjike për Qëndrueshmëri”, ishte tema e Konferencës së Pestë Shkencore Ndërkombëtare, që u mbajt sot (5 maj 2022), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (FBE) dhe Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (FSHTB).
-
Biblioteka "Maks van der Shtul" e UEJL-së shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit
22 prill 2022Biblioteka “Maks van der Shtul” e Universitetit të Evropës Juglindore, me një manifestim rasti shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të të Drejtave Autoriale.
-
UEJL dhe Asociacioni i Alumnive Amerikan nga Maqedonia nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
18 prill 2022UEJL dhe Asociacioni i Alumnive Amerikan nga Maqedonia nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
-
Jusuf Xheladini dhe Altrim Neziri nga UEJL të vetmit nga Maqedonia e Veriut fitojnë bursë në kuadër të Programit Global për Këmbimin e Studentëve – SHBA
14 prill 2022Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, Jusuf Xheladini dhe Altrim Neziri, janë fituesit e vetëm të bursave një semestrale nga Maqedonia e Veriut, për të studiuar në SHBA, në kuadër të Programit Global për Këmbimin e Studentëve (Global UGRAD 2023).
-
UEJL nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin VUZF të Sofjes
8 prill 2022Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Universiteti VUZF në Sofje, sot (8 prill 2022), nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me qëllim zhvillimin e aktiviteteve akademike të mësimdhënies dhe të hulumtimit. Memorandumi u nënshkrua nga rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Prof. Boris Vellçev, rektor i Universitetit VUZF.
-
UEJL dhe Banka Popullore do të krijojnë programe të reja studimore për politikat makroekonomike dhe sistemin monetar e financiar
6 prill 2022Krijimi i kuadrove të reja cilësore në fushën e makroekonomisë dhe financave dhe përparimi i veprimtarisë hulumtuese, ishte qëllimi kryesor i nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, që u realizua sot (6 prill 2022), në Kampusin e Universitetit në Tetovë.
-
Mbahet Konferenca e 4-t Ndërkombëtare Ballkanike për Autizmin
2 prill 2022Në Universitetin e Evropës Juglindore, të shtunën dhe të dielën (2-3 prill), mbahet Konferenca e 4-t Ballkanike e Autizmit, e cila organizohet nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Kolegji Hemerer- Qendra Terapeutike dhe përkrahet nga Organizata Botërore e Autizmit , Autismedia dhe Espa Research.
-
U mbajt tryezë e rrumbullakët për sfidat e shteteve të reja në politikën e jashtme
24 mars 2022“Sfidat e shteteve të reja në politikën e jashtme”, ishte tema e Tryezës së rrumbullakët, që u mbajt sot (24.03.2022), në Universitetin e Evropës Juglindore dhe që u organizua nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, ku e ftuar ishte zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, znj. Donika Gërvalla.
-
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
24 mars 2022TELEGRAM NGUSHËLLIMI
-
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes UEJL dhe Institutit Ndërkombëtar për Transferim të Dijeve dhe Qendrës shkollore Velenje nga Sllovenia
24 mars 2022Universiteti i Evropës Juglindore, Instituti Ndërkombëtar për Transferim të Dijeve (International Institute for Knowledge Transfer) dhe Qendra Shkollore Velenje (Šolski Center Velenje / MIC Velenje), nga Sllovenia, sot (24 mars 2022) në Tetovë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të ofrimit të një kuadri për bashkëpunim ndërmjet palëve në aktivitetet që lidhen me objektivat e projekteve "Bridding the Skills Gap" dhe "Smooth Meetup of Digitalization and Future Jobs Skills", të zbatuara nga Universiteti i Evropës Juglindore. - Tetovë.
-
UEJL dhe NDI në Shkup nënshkruan memorandume bashkëpunimi për bursa dhe punën praktike të studentëve
23 mars 2022Universiteti i Evropës Juglindore dhe Zyra e NDI-së në Maqedoninë e Veriut (Instituti Nacional Demokratik), sot (23 mars 2022), në Shkup nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi, njërin për përkrahjen e të punësuarve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programet magjistraturës dhe doktoraturës të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe memorandum tjetër bashkëpunimi për ofrimin e mundësisë për studentët për realizimin e punës praktike në NDI në Shkup.
-
Studentët ndërkombëtarë nga Taxhikistani dhe Pakistani organizuan festimin e Ditës së Sulltan Nevruzit
21 mars 2022Studentët nga Taxhikistani dhe Pakistani, që studiojnë në UEJL, sot (21 mars 2022), organizuan një manifestim kulturor me rastin festës së Sulltan Nevruzit.
-
UEJL dhe Fondacioni Shams nënshkruan memorandum bashkëpunimi
21 mars 2022Universiteti i Evropës Juglindore dhe Fondacioni Shams, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim ndërkombëtarizimin e programeve studimore.
-
U mbajt tryeza e rrumbullakët për fuqinë e butë të Francës në Ballkanin Perëndimor
17 mars 2022Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (17 mars 2022) u mbajt Tryezë e rrumbullakët me temë: “Fuqia e butë e Francës në Ballkanin Perëndimore”, që u organizua nga Instituti Shkencor “Maks Van der Shtul” (IMVDSH) dhe Zyra për bashkëpunim ndërkombëtarë e UEJL-së. Në këtë debat, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Francës në Shkup, Sh. T. Ciril Baumgartner (Cyrille Baumgartner), u promovua fillimi i projektit të përbashkët mes IMVDSH të UEJL-së dhe Universite de Franche Comte (UFC) të Francës të titulluar “Esplorado”.
-
U mbajt panel diskutimi me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas
8 mars 2022Në organizim të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, sot (8 mars 2022), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në UEJL, në Tetovë, u mbajt panel diskutimi me temë: “Gratë janë arkitekte të vërteta të shoqërisë”.
-
8 Mars - Urimi i Rektorit
8 mars 2022Urimi i Rektorit
-
7 Marsi - Urimi i Rektorit
7 mars 2022Urimi i Rektorit