Katedra e Gjuhës Angleze dhe Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit organizuan Panairin e Lumturisë 2022 (Happy Fair), i cili u mbajt sot (16. 5. 2022) dhe u dedikohet fëmijëve me nevoja të veçanta.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të disa shkollave, kurse kishte për qëllim të sensibilizojë shoqërinë me kujdesin që duhet dhënë këtij grupi të vlefshëm të nxënësve.
Në kuadër të Panairit të Lumturisë u mbajtën disa punëtori dhe aktivitete të mbështetura nga studentët e UEJL-së.
