“Pas pavarësisë, shpallja e pavarësisë monetare është akti i dytë më i rëndësishëm i një shteti të pavarur. Sistemi monetar, si një nënsistem shumë i rëndësishëm ekonomik është mjaft specifik, kompleks dhe shumë sensitiv edhe atë jo vetëm në aspektin makroekonomik. Prandaj, shpallja e pavarësisë ekonomike nuk është vetëm akt solemn, por është një proces shumë kompleks dhe nëse nuk projektohet dhe realizohet në mënyrë precize dhe të kujdesshme mund të shkaktojë pasoja të mëdha dhe jo vetëm në aspektin ekonomik”, tha në fjalimin e tij, Rektori Bexheti.
Në këtë aktivitetet të organizuar nga Banka Popullore fjalim rasti mbajti edhe guvernatorja, Anita Angellovska – Bezhoska, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska dhe profesori Mitko Haxhi – Pula, kurse të pranishëm ishin përfaqësues më të lartë të institucioneve shtetërore dhe personalitete të rëndësishme të sektorit publik dhe privat.
Ekspozita paraqet një përpjekje kuratoriale për përzgjedhjen, prezantimin dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut, të prezantuar nëpërmjet kartëmonedhave të emetuara, nga viti 1996 e deri më sot.
