COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Mbahet takimi i universiteteve ballkanike në kuadër të projektit STAND

Në kuadër të projektit „Forcimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor STAND - (Strengthening University Autonomy and Increasing the Accountability and Transparency of the Western Balkan Universities ), në Universitetin e Evropës Juglindore, në cilësinë e partnerit, mbahet punëtoria treditore (18,19,20 maj 2022) për lidershipin dhe menaxhimin financiar.

Në cilësinë e folësit kryesor, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, prezantoi në temën “Qeverisja dhe Menaxhimi i Universitetit - Specifikat dhe Performanca”. Ai, foli për rastin e Universitetit të Evropës Juglindore, për mënyrën e themelimit, statutin, autonominë, financimin dhe llogaridhënien.

“Modeli qeverisës i UEJL-së, është specifik për rajonin tonë më të ngushtë sepse është i bazuar në eksperiencën amerikane dhe europerendimore që nga themelimi, posaçërisht në ndërtimin e kapaciteteve. Parimet kryesore të qeverisjes së institucioneve arsimore janë transparenca, llogaridhënia, efiçenca dhe efikasiteti dhe nëse këto parime nuk i zbatoni atëherë nuk kemi qeverisje të mirë.” , tha mes tjerash rektori Bexheti, në prezantimin e tij, i cili u pasua me diskutime dhe pyetje të shumta.

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi, u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve të konsorciumit të universiteteve në kudër të projektit, duke theksuar se UEJL është shembulli më i mirë i qeverisjes së universiteteve.

“Ne e shohim Projektit STAND si shtyllë shumë të rëndësishme për zhvillimin në të ardhmen të kapaciteteve dhe mjeteve për autonominë dhe udhëheqjen e universiteteve, posaçërisht në aspektin financiar dhe qeverisës të tyre”, tha prorektorja Arifi.

Në këtë ngjarje merr pjesë dhe Thomas Estermann, drejtor për qeverisje, financim dhe zhvillimin e politikave publike në Asociacionin e Universiteteve Evropiane (EUA), si dhe zëvendësdrejtorja Enora Bennetot Pruvot.

Fjalim përshëndetës në emër të ekipit udhëheqës të projektit STAND, mbajti Prof. Dr. Jelena Djokic nga Universiteti IBC i Mitrovicës.

Prof. Dr. Sc. Bujar Gallopeni, nga Universiteti IBC-Mitrovicë, foli për qëllimet dhe objektivat e projektit.

Punëtoria i zhvillon punimet në seanca plenare, ku trajtohen tema specifike të lidhura me temën bartëse.

Në këtë punëtori marrin pjesë universitete të rajonit, si: Universiteti Hasan Prishtina, Universiteti i Tiranës, Universiteti Kadri Zeka, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Universiteti Fehmi Agani, Universiteti Aleksandar Mosiu, Universiteti i Polis dhe Universiteti i Malit të Zi, si dhe përfaqësues të Universitetit të Hamburgut, Universitetit të Foxhias dhe Universitetit të Zagrebit.

Google+