Rektori Bexheti, në këtë forum merr pjesë në seancën plenare me temë “65 vjet pas Traktit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?.
Forumi i zhvilloi punimet në seanca plenare nën temën boshte “Formësimi i së Ardhmes së Ballkanit Perëndimor në Arkitekturën Bashkëkohore Evropiane të Sigurisë”.
Forumi i Prespës për Dialog mbahet çdo vit dhe Rektori Bexheti ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje edhe vitin e kaluar ku prezantoi në kuadër të konferencës ndërkombëtare ”Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”.
Forumi i Prespës për Dialog është një platformë e krijuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut për t'u mundësuar vendeve, liderëve, organizatave, ekspertëve dhe qytetarëve të zgjidhin çështjet dypalëshe dhe ndërkombëtare, të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe ta forcojnë partneritetet.