Lajmet e fundit
-
U mbajt mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta Prof. Nazmi Maliqi
2 tetor 2023Në pranin e familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe stafit, në organizim të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, sot (2 tetor 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Nazmi Maliqit.
-
U mbajt ekspozita e dytë - Arti në Bibliotekë
29 shtator 2023“Arti në Bibliotekë”, ishte tema e ekspozitës, që u mbajt mbrëmë (28 shtator 2023), në Galerinë e Arteve në Tetovë, në organizim të Bibliotekës “Maks van der Shtul”, të Universitetit të Evropës Juglindore, në kuadër të projektit me të njëjtin emër, të mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.
-
UEJL nënshkroi memorandum bashkëpunimi për iniciativën e Shkollës së Menaxhmentit Global të Thunderbird
28 shtator 2023Në kuadër të partneritetit të përbashkët dhe ofrimit të mundësive shtesë për studentët, Universiteti i Evropës Juglindore ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Universum për promovimin e “Iniciativës 100 milion nxënës” të Shkollës së Menaxhmentit Global të Thunderbird, në kuadër të Universitetit të Arizonës, SHBA.
-
Komunikatë
27 shtator 2023Komunikatë
-
QS Rankings Europe 2024: UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut
22 shtator 2023Universiteti i Evropës Juglindore është i renditur i dyti në Maqedoninë e Veriut në listën më të fundit të rangimit të universiteteve evropiane për vitin 2024, të publikuar nga Instituti “Quacquarelli Symonds”- QS, në të cilën janë përfshirë edhe dy universitete të tjerë nga Maqedonia e Veriut.
-
Takimi tradicional i mirëseardhjes së studentëve të ri
20 shtator 2023Në kuadër të javës orientuese për studentët e ri, sot (20 shtator 2023), në Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt takimi tradicional mirëseardhës i studentëve të saporegjistruar. Takimi me studentët, njëkohësisht u organizua edhe në Qendrën në Shkup.
-
Forumi Ekonomik e Financiar i Shkupit: Fillimi i negociatave me BE-në i domosdoshëm për ekonominë
15 shtator 2023Me temën kryesore “ Integrimi Evropian dhe Prosperiteti Ekonomik” - (“Evropa - po, Evropa – tani”), sot (15 shtator 2023), në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik e Financiar i Shkupit.
-
UEJL dhuroi mbi 250 kompjuterë për shkollat e mesme dhe fillore
15 shtator 2023Në kuadër të misionit për përgjegjësi dhe kontribut shoqëror, Universiteti i Evropës Juglindore gjatë këtij viti ka dhuruar rreth 250 kompjuterë kryesisht për shkollat e mesme, por edhe shkollat fillore dhe disa organizatave joqeveritare, të cilat kujdesen për kategorinë e personave me nevojë të posaçme.
-
U mbajt trajnimi për formësimin e profilit akademik të së ardhmes
13 shtator 2023“Formësimi i stafit akademik të së ardhmes nga perspektiva e hulumtimit, digjitalizimit, sipërmarrësisë dhe perspektivës humaniste” është tema kryesore e trajnimit dyditor të stafit, që mbahet sot dhe nesër (13,14 shtator), në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Gratë sipërmarrëse një burim i pashfrytëzuar i rritjes dhe zhvillimit ekonomik
6 shtator 2023UEJL angazhohet për fuqizimin e grave përmes punësimit dhe ndërmarrësisë. Në këtë drejtim, sipërmarrja e grave është hulumtuar më konkretisht si një potencial për zhvillim ekonomik, veçanërisht në vendet në zhvillim.
-
U mbajt konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave
6 shtator 2023Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, sot (5 shtator 2023) u mbajt Konferenca e parë e OSBE-së me temë "Barazia gjinore dhe fuqizimi i rolit të grave", nën udhëheqjen dhe iniciativën e Kryesuesit të OSBE-së.
-
Bashkëpunimi ndëruniversitar në sferat e interesit të përbashkët
5 shtator 2023Në kuadër të vizitës njëditore të kryetarit të Romës, Roberto Gualtieri në Maqedoninë e Veriut, Ambasada e Italisë në Shkup, së bashku me Delegacionin e BE-së të hënën (04.09.2023), organizuan një takim me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të vendit për të promovuar kandidaturën e qytetit të Romës të jetë organizator i panairit më të madh botëror Expo 2030.
-
Ekspertja amerikane Brenda Lee Pierson do të bashkëpunojë me UEJL-në në dizajnin e projekteve dhe iniciativave të zhvillimit ekonomik
29 gusht 2023Rektori i Universitetit të Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (28 gusht 2023), realizoi një takim pune me eksperten amerikane, Brenda Lee Pierson, e cila do të bashkëpunojë ngushtë me UEJL-në në strukturimin dhe dizajnin e projekteve dhe iniciativave të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
-
UEJL dhe Universiteti i Seattle-it sjellin EDGE - teknologjinë digjitale në mësimdhënie
13 korrik 2023Universiteti i Evropës Juglindore është institucioni lider në rajon në përdorimin i zgjidhjeve inovative në mësimdhënie, posaçërisht në sjelljen dhe ofrimin e teknologjisë informatike dhe zgjidhjeve që ofron kjo teknologji për studentët dhe stafin .
-
UEJL rrëfim i suksesshëm në konferencën e OSBE-së në Vjenë
10 korrik 2023Në kuadër të Konferencës për shënimin e 30 –vjetorit të themelimit të Komisariatit të Lartë për Pakica Kombëtare, që u mbajt të premten (7 korrik), në Vjenë të Austrisë, Universiteti i Evropës Juglindore ishte rrëfimi i suksesit të këtij institucioni.
-
Njoftim
1 korrik 2023Njoftohen të gjitha institucionet arsimore se Universiteti i Evropës Juglindore dhuron kompjuterë desktop.
-
U mbajt ekspozita e gjashtë e studentëve të arkitekturës dhe dizajnit
30 qershor 2023Studentët e drejtimit Arkitekturë dhe Dizajnë të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore, sot ( 30 qershor 2023), në prani të stafit akademik, administrativ, studentëve dhe familjarëve, hapën ekspozitën e gjashtë me radhë.
-
UEJL me kontribut konkret në debatin për ndikimin e inflacionit në shoqëri
27 qershor 2023Në kuadër të strategjisë së Universitetit të Evropës Juglindore për kontributin shoqëror, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (27 qershor 2023), ishte njëri nga panelistët kryesor së bashku me Prof. Nikolla Popovski në “Debatin rreth ndikimit të inflacionit në shoqëri –qasje perceptive”.
-
Promovohet postmortem libri universitar i profesoreshës Emine Zendeli
27 qershor 2023Në praninë e studentëve, ish studentëve, kolegëve dhe familjarëve, të hënën (26 qershor 2023), në Klinikën Juridike “Emine Zendeli”, në UEJL, posmortem u promovua libri universitar “Marrëdhëniet juridike-pasurore të bashkëshortëve” i profesoreshës Emine Zendeli I edituar nga profesoresha Arta Selmani – Bakiu.
-
U promovuan dy libra nga fusha e ekonomisë
26 qershor 2023Në prani të shumë mysafirëve, familjarëve, personaliteteve të njohur, studentëve dhe stafit, në UEJL, sot (26 qershor 2023), u promovuan librat “Mendimi ekonomiko-politik në format unik 2011-2023” i autorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe“Konsolidimi dhe qëndrueshmëria e sistemit pensional të Republikës së Maqedonisë së Veriut: qasje analitike krahasimore” i autores Doc. Dr. Shpresa Alija.