Këto konstatime i prezantoi Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në Konferencën e OSBE-së për fuqizimin e rolit të grave, në ditën e dytë të saj, në cilësinë e panelistit, në panelin me temë: “Zbutja e efekteve të korrupsionit tek gratë: drejt barazisë ekonomike dhe fuqizimit”.
Në hulumtimet e realizuara në UEJL, ndër të tjera është konstatuar se sipërmarrja e grave është një burim i pashfrytëzuar i rritjes dhe zhvillimit ekonomik në dekadën e fundit. Gjithashtu, konstatohet se sipërmarrja e grave është një fenomen social dhe jo ekonomik.
“Si universitet, ne bëjmë punën tonë për të përgatitur studentet tona femra për t'u bërë sipërmarrëse të suksesshme, duke u siguruar që ato kanë aftësitë e nevojshme teorike, praktike dhe komunikuese që janë të rëndësishme në këtë profesion. Si mentorë dhe profesorë të tyre, ne bëjmë çmos për t'i motivuar dhe për t'i mbështetur në këtë kërkim. Megjithatë, suksesi i grave sipërmarrëse nuk varet vetëm nga motivimi i tyre dhe nga udhëzimet tona. Për të pasur sukses, gratë duhet të lulëzojnë në një mjedis që është në përgjithësi mbështetës për to, kështu që shteti dhe shoqëria në përgjithësi duhet të besojnë në barazinë gjinore dhe të punojnë në mënyrë efektive drejt arritjes së saj.”, tha mes tjerash Rektori Bexheti.
Shumë nga këto kërkime janë publikuar në revistën me reputacion “Springer”, kurse në librin me 19 kapituj, të botuar në vitin 2019, me autorë V. Ramadani, L. Paul Dana, A. Bexheti, V. Ratten, fuqizimi i grave është trajtuar në katër kapituj.
