Ekspozitën e shpalli të hapur Prorektori për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Adrian Besimi, i cili tha se në këtë projekt me impakt shoqëror, përveç studentëve, profesorëve, dashamirëve të artit, kanë marr pjesë edhe nxënësit e shkollave të mesme. Qëllimi është të promovohet arti dhe kultura jo vetëm në bibliotekë, por edhe më gjerë në shoqëri.
Drejtoresha e Bibliotekës Universitare Elmedina Abdullahi, theksoi se janë ekspozuar rreth 60 piktura, që janë pjesë e pikturave të përzgjedhura nga pjesëmarrësit në këtë projekt. Gjatë kursit janë krijuar 6 grupe, që kanë pikturuar në tre kategori të artit figurativ.
Ekspozitën e ndoqën një numër i madh vizitorësh, të cilët patën mundësi të shohin punën e realizuar gjatë kursit të pikturimit në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore.
