Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Promovohet postmortem libri universitar i profesoreshës Emine Zendeli

Në praninë e studentëve, ish studentëve, kolegëve dhe familjarëve, të hënën (26 qershor 2023), në Klinikën Juridike “Emine Zendeli”, në UEJL, posmortem u promovua libri universitar “Marrëdhëniet juridike-pasurore të bashkëshortëve” i profesoreshës Emine Zendeli I edituar nga profesoresha Arta Selmani – Bakiu.

Në promovim për librin folën recensentët Prof. Dr. Adnan Jashari dhe Prof. Dr. Sami Memeti, të cilët përveç se e vlerësuan lartë punën shkencore për të pranishmit evokuan momente gjatë punës me profesoreshën e ndjerë Emine Zendeli.

Redaktorja e librit, Prof. Arta Bakiu me emocione veçoi se botimi i këtij libri ka qenë ëndërr e Prof. Emine Zendeli dhe se kjo ëndërr sot u bë realitet për të gjithë ne.

Libri është miratuar si tekst universitar me vendim të Këshillit mësimor –shkencor të Fakultetit të Drejtësisë dhe botues është Universiteti i Evropës Juglindore.

Ky tekst përmban hulumtim të detajuar për një institut të rëndësishëm të së drejtës sendore, më saktë për të drejtën e pronësisë, por nga një dimension dhe nga një këndvështrim tjetër.

Libri pritet tu shërbejë si tekst universitar studentëve të fakulteteve të drejtësisë në studimet deridiplomike, pasdiplomike dhe studimeve të doktoraturës, si dhe praktikuesve juridik.

Google+