Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Universiteti i Seattle-it sjellin EDGE - teknologjinë digjitale në mësimdhënie

Universiteti i Evropës Juglindore është institucioni lider në rajon në përdorimin i zgjidhjeve inovative në mësimdhënie, posaçërisht në sjelljen dhe ofrimin e teknologjisë informatike dhe zgjidhjeve që ofron kjo teknologji për studentët dhe stafin .

Aktualisht, duke përdorur EDGE (digital technology solutions), në kuadër të bashkëpunimit në programin Fulbright mes UEJL dhe Universitetit të Seattle-it, studiuesit fulbright të këtij programi Prof. Larry Hubbell (në Universitetin e Seattle, SHBA), Prof. Veli Kreci (UEJL- Fakulteti I Shkencave Shoqërore Bashkëkohore) dhe Doc. Dr. Gordan Georgiev (UEJL, Fakulteti I Shkencave Shoqërore Bashkohore), në Universitetin e Seattle, në Institutin e Shërbimit Publik, janë duke punuar së bashku në zhvillimin e një lënde mbi Autoritarizmin për studentët e magjistraturës.

Kjo lëndë pritet të evoluojë në një lëndë të rregullt që do t’iu ofrohet si lëndë e përbashkët në kohë reale studentëve në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe në Universitetin e Seattle-it.

Edge (teknologji digjitale në mësimdhënie) u lejon studentëve dhe mësimdhënësve të ndërveprojnë plotësisht dhe të fitojnë përvojë në kohë reale të mësuarit në klasë. Kjo teknologji i përmirëson përvojat virtuale dhe rezultatet e të mësuarit.

Rezultatet e këtij bashkëpunimi janë publikuar edhe në ueb faqen e Asociacionit Maqedonase Amerikane të Alumnit - https://maaa.mk/newsletter-12/development-of-a-joint-course

Google+