Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Bashkëpunimi ndëruniversitar në sferat e interesit të përbashkët

Në kuadër të vizitës njëditore të kryetarit të Romës, Roberto Gualtieri në Maqedoninë e Veriut, Ambasada e Italisë në Shkup, së bashku me Delegacionin e BE-së të hënën (04.09.2023), organizuan një takim me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të vendit për të promovuar kandidaturën e qytetit të Romës të jetë organizator i panairit më të madh botëror Expo 2030.

I ftuar në këtë takim, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, fillimisht realizoi një takim me Prorektorin e Universitetit “La Sapienza”, Paolo Carafa dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të rrjetit ndëruniversitar UNIADRION, Prof. Andrea Perna, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin ndëruniversitarë në sfera të interesit të përbashkët.

Rektori Bexheti, gjatë këtij aktiviteti promovues, realizoi takim edhe me ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer, me të cilin bisedoi rreth sfidave të arsimit sipëror në Maqedoninë e Veriut.

Google+