Ekspozitën e shpalli të hapur Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili theksoi se ajo që po e shohim sot tregon se studentët tashmë kanë arritur progres të dukshëm dhe ky progres do të jetë edhe më i konkretizuar pas semestrit të VI-të, kur edhe hyjnë në fazën e finalizimit të studimeve të tyre.
“Nga ky vit kemi akredituar edhe programet komplementare, si politekniku dhe dizajni i brendshëm dhe ky zhvillim pritet të krijoj mundësi dhe deri në përfundim të studimeve tuaja, nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, të ndaheni në fakultetet të vetëm, atë të Shkencave Teknike. Rrugëtimi juaj do të mbetet edhe në analet e zhvillimit akademik të universitetit. “, tha mes tjerash Rektori Bexheti në fjalimin e tij.
Në këtë ekspozitë punimet e tyre i kanë ekspozuar studentët e vitit të parë, të dytë dhe të tretë, përkatësisht nga semestri i dytë deri në semestrin e gjashtë të studimeve.
