Qëllimi kryesor i takimit ishte konsulenca rreth zhvillimit të UEJL-së dhe format e utilizimeve të resurseve.
Brenda Lee Pierson ka një përvojë të gjatë pune në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut , duke bashkëpunuar në shumë programe, si USAID dhe NDI. Ajo është e njohur si eksperte në zhvillimin ekonomik dhe projekte të ekonomisë së gjelbër dhe cirkulare krahas inovacioneve në zhvillim të bizneseve dhe ekosistemit në vendet e suksesshme Baltike dhe jo vetëm.
