Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

QS Rankings Europe 2024: UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut

Universiteti i Evropës Juglindore është i renditur i dyti në Maqedoninë e Veriut në listën më të fundit të rangimit të universiteteve evropiane për vitin 2024, të publikuar nga Instituti “Quacquarelli Symonds”- QS, në të cilën janë përfshirë edhe dy universitete të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

Janë 688 institucione të arsimit sipëror që janë ranguar në listë dhe universitet nga Maqedonia gjinden në pozicionet nga 439-600. Ky Institut ka bërë edhe rangimin rajonal të Universiteteve, ku në rajonin e universiteteve më të mira të Evropës Jugore, UEJL është renditur në vendin e 126, nga gjithsej 175 universitete të listuar. Po ashtu, bazuar në këtë rangim, Universiteti i Evropës Juglindore është renditur i pari në mesin e universiteteve shqiptare në rajon.

Gjatë rangimit të universiteteve janë marrë për bazë nëntë kritere, edhe atë: reputacioni akademik, reputacioni nga punëdhënësit , proporcioni i staf/studentë, numri i publikimeve shkencore, numri i stafit ndërkombëtar të përfshirë në mësimdhënie, numri i studentëve ndërkombëtarë, rrjeti ndërkombëtar i hulumtimeve, ueb impakti dhe prania institucionale në internet dhe citimet e punimeve shkencore të stafit nga hulumtues të tjerë anembanë botës.

Universiteti i Evropës Juglindore ka pozitë të shkëlqyeshme gati në të gjitha rangimet e universiteve, si në nivel kontinental, rajonal, ashtu edhe në nivel shtetëror.

Linku i rangimit: https://www.topuniversities.com/europe-university-rankings

Google+