Në kuadër të strategjisë së Universitetit të Evropës Juglindore për kontributin shoqëror, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (27 qershor 2023), ishte njëri nga panelistët kryesor së bashku me Prof. Nikolla Popovski në “Debatin rreth ndikimit të inflacionit në shoqëri –qasje perceptive”.
Në këtë debat u diskutua për efektet që po japin masat dhe politikat e ndërmarra për zbutjen e pasojave të inflacionit si dhe për mënyrat se si mund të tejkalohen ato.
Debati u organizua nga Asociacioni për Iniciativë Demokratike në bashkëpunim me OJQ CIVICA Mobilitas.