Lajmet e fundit
-
Përfaqësues të Universitetit Shtetëror të Misurit Veriperëndimor vizituan Universitetin e Evropës Juglindore
14 nëntor 2022Përfaqësues të Universiteti Shtetëror i Misurit Veriperëndimor ( Northwest Missouri State University), nga SHBA-të, sot (14.11.2022) e vizituan Universitetin e Evropës Juglindore dhe realizuan një takim me rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
-
UEJL-ja dhe Ministria e Shoqërisë Informatike nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
3 nëntor 2022Kuadri akademik i Universitetit të Evropës juglindore, do të bashkëpunojë me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, duke iu siguruar të punësuarve të dhëna nga hulumtime, analiza profesionale, propozime, konkluzione shkencore dhe literaturë profesionale.
-
U mbajt sesion informues për mundësitë e studimit në ShBA
2 nëntor 2022Në organizim të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (2 nëntor), u organizua sesion informues për studentet dhe të punësuarit mundësitë e studimit në ShBA.
-
Ministri Spasovski mbajti ligjëratë për studentët e UEJL-së për harmonizimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së
31 tetor 2022“Harmonizimi i legjislacionit në RMV me standardet dhe rregulloret evropiane në kuadër të MPB-së”, ishte tema e ligjëratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, që e mbajti sot (31 tetor 2022), para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, të organizuar nga Parlamenti dhe Asociacioni Studentor dhe Fakulteti Juridik.
-
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për tërheqjen e studentëve potencial nga Lindja e Mesme
25 tetor 2022Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Konsulli i Përgjithshëm i Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Siri, z. Mazen I. Hammour, sot (25 tetor 2022), nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për ndërkombëtarizimin e programeve studimore.
-
Debat për krizën energjetike dhe inflatorike në organizim të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor
18 tetor 2022“Kriza energjetike dhe inflatorike”, ishte tema e Panelit të diskutimit, që në organizim të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor u mbajt sot (18.10.2022), në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Rektori Bexheti prezantoi modelin unik funksional të UEJL-it në konferencën ndërkombëtare për arsimin e lartë në Kosovë
14 tetor 2022Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, të enjten (13 tetor 2022), në Prishtinë, mori pjesë në Konferencën e Dyte Vjetore për Arsimin e Lartë në Kosovë.
-
Inaugurohet Fakulteti i ri i Shkencave Shëndetësore
5 tetor 2022Me prerjen e shiritit nga rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhet dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot (5 tetor 2022) edhe zyrtarisht filloi me punë Fakulteti i ri i Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Për herë të parë në rajonin e Pollogut mbahet Panairi i Sipërmarrësisë Sociale
5 tetor 2022Në praninë e shumë kompanive dhe përfaqësues të institucioneve publike, si dhe studentëve, sot (5.10.2022), në UEJL u mbajt Panairi i Sipërmarrësi së Sociale i organizuar nga Agjencia për Përkrahje të Bizneseve – ESA Tetovë në bashkëpunim me Qendrën për Biznes dhe Inovacion dhe Qendrën e Karrierës së Universitetit të Evropës Juglindore, si dhe me Këshillin Ekonomik e Social i Komunës së Tetovës.
-
Në UEJL prezantohet Raporti i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut
28 shtator 2022Përfaqësues të Bankës Botërore, të mërkurën (28 shtator 2022), në UEJL, para studentëve dhe stafit prezantuan raportin e fundit për Maqedoninë e Veriut, të titulluar "Raport për konkurrencën tregtare dhe efektivitetin e ndihmës shtetërore të Maqedonisë së Veriut".
-
Anëtarë të Komitetit Kushtetues Sirian vizituan UEJL-in
27 shtator 2022Anëtarët e Komitetit Kushtetues Sirian, në kuadër të vizitës studimore në Maqedoninë e Veriut, të organizuar nga Qendra Evropiane e Studimeve Kurde në Berlin në bashkëpunim me Institutin për Federalizëm të Universitetit të Friborgut të martën (27 shtator 2022), realizuan një vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti është zgjedhur kryetar i Konferencës Ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut
22 shtator 2022Konferenca Ndëruniversitare e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 22 shtator 2022, zgjodhi Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetin kryetar të ri të këtij institucioni. Mandati i Akademik Bexhetit fillon më 1 tetor dhe zgjat 2 vjet.
-
UEJL partner në projektin e ri Ideal-Ist Horizon Europe
22 shtator 2022Universiteti i Evropës Juglindore, do të jetë partner aktiv në projektin e ri Horizon Europe Ideal-Ist që filloi këtë shtator. UEJL-ja do të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet me fokus kryesor në WP2, të koordinuara nga Asoc. Prof. Dr. Adrian Besimi-PKK nga Maqedonia e Veriut.
-
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UEJL dhe Universitetit “Haxhi Zeka”
21 shtator 2022Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua, të mërkurën (21 shtator 2022), në UEJL në Shkup, nga rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi.
-
UEJL organizoi pritjen tradicionale të studentëve të vitit të parë
21 shtator 2022Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup, sot (21.09.2022), në kuadër të Javës Orientuese u organizua pritja tradicionale për studentët e vitit të parë.
-
Në UEJL mbahet simpoziumi mbi mundësitë e investimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut
19 shtator 2022Përfaqësues të Universitetit, të institucioneve shtetërore, përfaqësuesit e kompanive, presidenti dhe anëtarët e bordit të Fonacionit Familjar Shams dhe një grup prej 10 investuesve nga SHBA-të, do të diskutojnë mundësitë e investimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të simpoziumit dyditor (19-20 shtator 2022), që mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Rektori Bexheti mori pjesë në Simpoziumin e 13-të Ndërkombëtarë të Shkencave Shëndetësore në Prishtinë
19 shtator 2022Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti mori pjesë në Simpoziumin e 13-të Ndërkombëtarë të Shkencave Shëndetësore, që u mbajt të premten (17 shtator 2022), në Prishtinë, të organizuar nga Instituti i Evropës Juglindore për Politika Sociale në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer. Tema kryesore e simpoziumit ishte: “Inovacionet dhe Teknologjia në Shkencat Shëndetësore”, kurse merrnin pjesë përfaqësues, studiues e hulumtues të fushave interdisiplinare të shkencave shëndetësore dhe sociale nga dhjetëra vende të Evropës Perëndimore, SHBA-të dhe Brazili.
-
Mbahet trajnimi tradicional i stafit të UEJL-së për transformimin dhe zhvillimin e Universitetit për plotësimin e nevojave të gjeneratave të reja
14 shtator 2022“Të përkushtuar ndaj suksesit të studentëve: Transformimi dhe zhvillimi i Universitetit për plotësimin e nevojave të gjeneratave të reja”, është tema boshte e trajnimit dyditor tradicional të stafit akademik dhe administrativ, që mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore, sot dhe nesër (14 dhe 15 shtator 2022).
-
UEJL dhe Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për ofrimin e drejtimit studimor master për tolerancë dhe paqe
13 shtator 2022Universiteti i Evropës Juglindore dhe Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe (KBTP), të hënën (12 shtator 2022), kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi në fusha të interesit të përbashkët.
-
EXPRESSION OF CONDOLENCE
12 shtator 2022EXPRESSION OF CONDOLENCE