Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori Bexheti, përpos që informoi për themelimin e fakultetit të ri të Shkencave Shëndetësore në UEJL, njëkohësisht afirmoi nevojën e madhe të tregut të punës konform kërkesës dhe ofertës. Njëkohësisht, ai e nënvizoi edhe nevojën e bashkëpunimit regjional të institucioneve shëndetësore dhe universitare për dizajnin dhe gjenerimin e projekteve aplikative nga sfera e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, për çka fondet evropiane janë të disponueshme.
Rektori Bexheti e shfrytëzoi rastin edhe për takime dypalëshe me shumë studiues dhe udhëheqës të projekteve shkencore nga kjo fushë me karakter interdisiplinar të instituteve dhe fakulteteve shëndetësore nga Evropa Perëndimore, në veçanti me ato nga vendet skandinave, të cilët janë model për sukses në këtë fushë.
Takim të veçantë pune, rektori Bexheti realizoi me presidentin e Kolegjit Heimerer, Prof. Petrit Beqirin dhe rektoren Prof. Naime Brajshori, kolegj ky me të cilin UEJL ka marrëveshje bashkëpunimi konkret në fushën e shkencave shëndetësore.