Për temën kryesore të trajnimit prezantoi Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili theksoi se gjatë katër viteve të kaluara Universiteti ka përjetuar ndryshime të vazhdueshme dhe tani vazhdojmë me transferimin e mëtutjeshëm në funksion të zhvillimit dhe rritjes së Universitetit dhe në këtë aspekt edhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, posaçërisht me gjeneratën e re, që ne e quajmë gjenerata zed.
Rektori Bexheti, në prezantimin e tij u përqendrua në pikat kyçe të zhvillimit të Universitetit dhe në sfidat kryesore më të cilat ballafaqohet UEJL. Ai elaboroi në detaje lidhur me mjedisin ku veprojmë në si institucion i arsimit të lartë, strukturën tonë akademike, fakultet, programet studimore dhe stafin, me theks të veçantë në burimet njerëzore.
“Standard mbetet përkushtimi ynë për internacionalizimin, përkushtimi në sistemin tonë të suksesshëm të bursave, në aspektin e investimeve dhe qëndrueshmërinë financiare. “, tha Rektori Bexheti
Ne do të vazhdojmë me zhvillimin akademik në krijimin e ofertave të reja dhe indentifikimin e profileve njerëzore.
Trajnim u zhvillua në sesione, ku në temën “Përmirësimi i mësimdhënies dhe të nxënit: klasa e kthyer – hyrje dhe shembuj nga të gjitha fakultetet”, përfaqësues të fakulteteve prezantuan shembuj për përdorimin e disa praktikave inovative të mësimdhënies për t'i bërë mësimet më tërheqëse për studentët dhe në të njëjtën kohë për ta rritur autonominë dhe angazhimin e tyre.
“Drejt përmirësimit të shërbimeve për studentët: kënaqësia e klientit”, ishte tema e sesionit trajnues për stafin administrativ, të mbajtur nga Svetlana Misajlovska, kurse përfaqësuesit e Institutit Maks van der Shtul, prezantuan në sesione plenare dhe të lidhura me projektet– të organizuara sipas propozimit të këtij instituti.
“Eksplorimi i ideve për ndërkombëtarizimin dhe inovacionin për ta çuar UEJL-në në nivelin tjetër të rritjes dhe performancës maksimale”, ishte tema e sesionit që u prezantua online nga z. Mr. Kamruddin Shams, udhëheqës i Fondacionit “Shams”.
Lidhur me ngarkesën e punës në raport me produktivitetin dhe efikasitetin dhe diskutimi rezultateve nga vlerësimi i studentëve sipas modelit nga Departamenti i Shërbimeve të Studentore, prezantoi drejtori i këtij shërbimi, Abaz Selmani, me temë: “Biznesi –Procesi –Matrica: Përshkrimi, Kompleksiteti dhe Vlerësimi i Vëllimit të Punës Modeli i Departamentit të Shërbimeve Studentore”.
Në ditën e dytë të trajnimit përfaqësues të fakulteteve, do të prezantojnë për praktikat më të mira të mësimdhënies, të nxënit dhe vlerësimit.