Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Adnan Jashari, theksoi se ligjërata mbahet në kohën e duhur dhe për studentët mjaftë e dobishme për të zgjeruar njohuritë dhe për të dëgjuar informacione burimore për reformat që po realizohen.
Në emër të Parlamentit Studentor, ministrit Spasovski mirëseardhje i dëshiroi kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Agron Demiri, i cili theksoi se studentët nga dora e parë do të informohen për proceset që po ndodhin në drejtim të anëtarësimit të vendit në BE.
“Harmonizimi i legjislacionit është një proces mjaft i madh dhe ka për qëllim reforma në lëvizjen e lirë të qytetarëve, sigurinë dhe garantimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. Megjithatë, reforma kryesore mbetet ajo e mendësisë me qëllim që zbatimi i ligjeve të jetë i suksesshëm”, tha mes tjerash në ligjëratë ministri Spasovski.
Para fillimit të ligjëratës, ministri Spasovski realizoi një takim me rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
Studentët parashtruan pyetje dhe u interesuan për reformat konkrete dhe hapat që ndërmerren nga institucionet për tu përshpejtuar procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
