Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për ofrimin e drejtimit studimor master për tolerancë dhe paqe

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe (KBTP), të hënën (12 shtator 2022), kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi në fusha të interesit të përbashkët.

Qëllimi primar i nënshkrimit i këtij memorandumi është realizimi i synimit të UEJL-së dhe KBTP,për udhëheqjen e programit të përbashkët të masterit në Studimet e Tolerancës dhe Paqes Globale dhe të përvijojë parimet dhe kushtet e bashkëpunimit të ofrimit të diplomës së përbashkët.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, të dy palët do të bashkëpunojnë në organizimin e konferencave rajonale dhe ndërkombëtare, me qëllim promovimin e kulturës së tolerancës dhe paqes, në lehtësimin e shkëmbimit të vizitave zyrtare ndërmjet dy palëve, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe shkëmbimin e ekspertizës, realizimin e projekteve bashkëpunuese kërkimore dhe akademike në fushën e tolerancës dhe paqes, organizimin e studentëve për aktivitete në shërbim të tolerancës dhe paqes.

Google+