COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Anëtarë të Komitetit Kushtetues Sirian vizituan UEJL-in

Anëtarët e Komitetit Kushtetues Sirian, në kuadër të vizitës studimore në Maqedoninë e Veriut, të organizuar nga Qendra Evropiane e Studimeve Kurde në Berlin në bashkëpunim me Institutin për Federalizëm të Universitetit të Friborgut të martën (27 shtator 2022), realizuan një vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore.

Ata në UEJL, realizuan takim me prorektoren për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi.

Qëllimi i vizitës ishte që anëtarët e Komitetit Kushtetues Sirian të njihen me funksionimin e vetëqeverisjes lokale në vend, për funksionimin ose jo funksionimin e decentralizimit, mbrojtja dhe kushtet e bashkësive, si dhe për mënyrën e ndërtimit të shtetit inkluziv.

Google+