COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UEJL dhe Universitetit “Haxhi Zeka”

Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua, të mërkurën (21 shtator 2022), në UEJL në Shkup, nga rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet të dy universiteteve në shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve në semestra, ose gjatë periudhës së praktikës, pjesëmarrje në seminare, konferenca, ngjarje dhe takime akademike, shkëmbime të materialeve akademike, si dhe organizimin e programeve të veçanta afatshkurtra.

Të dy universitetet, do të zhvillojnë bashkëpunim akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore.

Google+