COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL mbahet simpoziumi mbi mundësitë e investimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Përfaqësues të Universitetit, të institucioneve shtetërore, përfaqësuesit e kompanive, presidenti dhe anëtarët e bordit të Fonacionit Familjar Shams dhe një grup prej 10 investuesve nga SHBA-të, do të diskutojnë mundësitë e investimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të simpoziumit dyditor (19-20 shtator 2022), që mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore.

Në fjalimin e tij përshëndetës, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, u shpreh mjaft i kënaqur nga bashkëpunimi aktual me Fondacionin Shams nga SHBA-të. Ai para investueve potencial prezantoi një histori të shkurtër të Universitetit, arritjet e deritashme dhe risitë që po zbatohen në procesin e mësimdhënies dhe në vet funksionimin e Universitetit. Rektori Bexheti e nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Universitetin e Indianës në SHBA, që nga themelimi i UEJL-së, që zhvillimin e këtij institucioni e çoi në një nivel tjetër.

“UEJL është universitet unik, tregjuhësor, që e bënë atë të dallueshëm për mënyrën e kultivimit dhe promovimit të këtij diversiteti etnik në vend. Vitet e fundit qeveria e ka vlerësuar dhe njohur këtë specifik të Universitetit tonë, duke na mundësuar përkrahje financiare prej 20% të të ardhurave të buxhetit ”, tha mes tjerash, rektori Bexheti.

Për mundësitë e bashkëpunimit dhe funksionimin e Fondacionit Shams, online prezantoi presidenti i këtij fondacioni, Kamrudin Shams.

“Fondacioni Shams ka dy qëllime kryesore, njëri të sigurojë bursa për studentë meritor në studime universitare, duke angazhuar individë me ndikim dhe sipërmarrës të dalluar dhe tjetri sigurimi i mirëqenies ekonomike (economic enpowerment), për individët që dëshirojnë të veprojnë globalisht”

“Është nder të kem mundësi të shoh një bashkëpunim kaq të suksesshëm dhe të frytshëm, që po ndodh mes UEJL dhe Fondacionit Shams. Këto bashkëpunime dhe të ngjashme do të ndryshojnë perceptimin për Maqedoninë e Veriut dhe do të ndikojnë në promovimin e mundësive për investime konkrete ”, tha në fjalën e tij ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, në fjalimin e tij të rastit para të pranishmëve.

Për mundësitë e investimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga perspektiva e Qeverisë prezantoi Bekim Emini, drejtor i Agjencisë Qeveritare për Tërheqjen e Investimeve “Investo në Maqedoninë e Veriut”. Lidhur me aktivitetet e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim, prezantoi drejtori i këtij fondi, Festim Halili.

Simpoziumin e shpalli të hapur dhe e moderoi prorektorja për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi.

Në ditën e dytë të simpoziumit prezantime do të mbahen për punën e Qendrën për Biznes dhe Inovacion dhe Parkun Teknologjik.

Pjesëmarrësit e simpoziumit, do të vizitojnë Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës, ku do të realizojnë një takim me Aleksandar Zarkov, drejtor i Normak Investment Group, si dhe do ta vizitojnë Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ku do të takohen me drejtorin, Nebi Hoxha dhe Kampusin e UEJL-së në Shkup, ku do të takohen me drejtorin Veland Ramadani.

Google+