Gjatë këtij prezantimi, z.Gazmend Ilazi nga Zyra për çështje publike në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, i informoi studentet dhe anëtarët e stafit rreth mundësive, të cilat iu ofrohen për të studiuar apo përsosur në universitete amerikane nëpërmes programeve të ndryshme, si: Fulbright, SUSI apo Global Ugrad.
Në të njëjtën kohe, përfaqësues të Këndit Amerikan në Tetovë e shpalosen ofertën e tyre për studentët dhe stafin.
Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Bujar Sinani, i falënderoi pjesëmarrësit dhe i siguroi se do të kenë mbështetjen e zyrës gjatë procesit të aplikimit për këto mundësi, ndërsa iu premtoi se prezantime të këtilla, të rregullta, do te organizohen sa herë që të jetë e nevojshme.
