Pikat Kombëtare të Kontaktit (PKK/National Contact Points NCPs), janë struktura mbështetëse që janë bërë një komponent thelbësor në zbatimin e Programeve Kornizë Evropiane të njëpasnjëshme. Ata ofrojnë informacion dhe këshilla në terren për aplikantët dhe përfituesit e mundshëm, gjatë ciklit jetësor të projektit, në gjuhën e tyre dhe në kontekstin kombëtar, në një mënyrë që do të ishte e pamundur që Komisioni dhe agjencitë e tij të veprojnë vetëm.
Ideal-ist është rrjet ndërkombëtar i TIK-ut (Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit), i Pikave Kombëtare të Kontaktit (PKK) që mbështet aktivitetet kërkimore dhe inovative për Programet Kornizë të BE-së. Rrjeti përfshinë më shumë se 65 partnerë nga shtetet anëtare, vendet e asociuara, vendet partnere të Evropës Lindore (EEPC), vendet partnere të Mesdheut (MPC) dhe vende të tjera në mbarë botën.
Më shumë informacion për projektin: https://www.ideal-ist.eu/
