Delegacioni i Universitetit Gazi nga Ankaraja e Turqisë, i udhëhequr nga rektori, Prof. Dr. Musa Yildiz u prit nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi.
Në përbërje të delegacionit ishin edhe Prof. Dr. Fazlı POLAT, prorektor, Öğr. Gör. Ragıp AKYÜREK, ndihmës sekretar gjeneral, Prof. Dr. Mehmet Zeki IBRAHIMGIL, profesor dhe Mehemet Ali Ozkan, shef i personelit.
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, në veçanti u theksua bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, kurse marrëveshja Erasmus+, ka për qëllim lehtësimin e shkëmbimit të studentëve dhe stafit.