Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Maqedoninë e Veriut, sot (19 maj 2022), në Universitetin e Evropës Juglindore i prezantuan mundësitë e studimit në SHBA, nëpërmjet Programit Fullbrajt (Fulbright). Studentët e pranishëm u interesuan për kushtet që duhet plotësuar për të shfrytëzuar këtë program, çfarë mundësish ofron ai, cilët janë përparësitë dhe çështje të tjera rreth këtij programi.
Prezantimin e mundësive të Programit Fullbrajt e mbajti Gazmend Iljazi, asistent për çështje arsimore në Ambasadën e SHBA-së, kurse takimi u organizua nga Zyra Ndërkombëtare e UEJL-së.
