„Arritjet e juaja për këto 2 dhe 4 semestra, me këto punime të ekspozuara na bëjnë të gjithëve krenarë dhe na bindin se investimet që i kemi bërë në këtë program studimor ia kanë vlejtur dhe është investim i shpagueshëm në kuptimin social”, tha në fjalimin e tij Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
Rektori u Bexheti u bëri thirrje që t’i ndjekin trendët e fundit të arkitekturës dhe dizajnit, posaçërisht përshtatjen me objektivat dhe kriteret të OKB-së, si dhe trendëve europerëndimore të qëndrueshmërisë dhe efiçencës energjetike. Ai i porositi studentët që në punën e tyre të kenë parasysh shfrytëzimin e burimeve dhe produkteve lokale.
Punimet e studentëve përfaqësojnë vazhdimësi në nxënie dhe vizion, kurse aspiratat e tyre për botën e pasluftës, pas urisë dhe botën pas naftës janë përplot optimizëm.
Në ekspozitë morën pjesë studentë, prindër dhe staf të UEJL-së.