COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së renditet përkrah fakulteteve më të njohura në botë në garat e Nurembergut

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore, pasi mori një ftesë shumë prestigjioze nga Akademia Ndërkombëtare e Parimeve në Nuremberg dhe Universiteti Friedrich-Alexander-Erlangen-Nuremberg, aplikoi me sukses dhe u përzgjodh në mesin e mbi 500 universiteteve në mbarë botën për të marrë pjesë në Garat Ndërkombëtare në Gjykatoren e Improvizuar të Nuremberg-ut për vitin 2022.

Pas fazës së shkruar të konkursit, Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore u rendit i 55-ti nga 150 universitete të tjera në mbarë botën, pranë vendeve të universiteteve prestigjioze si Universiteti i Kembrixhit, Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti i Mastrihtit.

Duke pasur parasysh faktin se konkursi në Nuremberg është një ngjarje shumë e respektuar dhe ambicioze për studentët e rinj të drejtësisë, ky rezultat është një sukses i madh për Fakultetin e Drejtësisë, si dhe për Universitetin e Evropës Juglindore. Ky rezultat padyshim dëshmon se fakulteti ynë ka potencial dhe kapacitet të madh për të ofruar ndërkombëtarisht dhe për të nxjerrë në pah suksese të rëndësishme në të ardhmen e afërt.

Në Gjykatoren e Improvizuar të Nurembergut studentët nga universitet pjesëmarrëse argumentojnë një çështje fiktive para “Gjykatës Penale Ndërkombëtare”. Ata realizojnë prezantim ligjor me gojë dhe me shkrim, si nga pozita e prokurorit ashtu edhe nga pozita e mbrojtjes.

Google+