E nderuara familje Nishani
Në emrin tim dhe të stafit të Universitetit të Evropës Juglindore shprehim ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishanin.
Presidenti Nishani ishte politikan dhe burrë shteti që ka lënë gjurmë të thella në politikën e Shqipërisë dhe ai do të kujtohet gjithmonë nga shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë për urtësinë, qetësinë dhe vizionin e tij kombëtarë.
Shpresojmë se në këto momente të vështira për familjen tuaj, do të gjeni durimin dhe forcën për të kaluar këtë dhimbje që ju ka kapluar.
U prehtë në paqe!
Sinqerisht,
Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti
Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore