Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti merr pjesë në konferencën e EUA-së për digjitalizimin e mësimdhënies

Sot dhe nesër (16-17 maj 2022), në Vjenë të Austrisë, në suaza të Asociacionit Evropian të Universiteteve (EUA) , po mbahet konferenca me temë qendrore: “Policy Dialogue Workshop on Leading Digitalisation” (Punëtori për dialogun në politikat për digjitalizimin udhëheqës), ku në mesin e 25 përfaqësuesve të universiteteve, i vetmi nga rajoni i Evropës Juglindore merr pjesë rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Në temën e Transformimit Digjital në Arsimin e Lartë (AL) dhe posaçërisht në procesin e gjithëpërfshirjes, duke trajtuar sfidat me të cilët ballafaqohet AL, rektori Bexheti, në diskutimin e tij e inicioi nevojën për rregullimin normativ të lëmisë dhe posaçërisht aspektet e trajnimit të stafit akademik në njërën anë dhe kulturës institucionale në anën tjetër.

“Universitetet si institucione konzervative, krijojnë rezistencë për ndryshime dhe transformime te shpejta, shpesh duke iu referuar edhe lirisë akademike, me shume për “mbulesë” se sa për ruajtje të vlerave.”, theksoi rektori Bexheti.

Përderisa Evropa Perëndimore, po debaton për këto çështje e brenga në Ballkanin Perëndimor as që familjarizohen me trendët e lëre më të tentohen zgjidhje të dobishme për gjeneratat që vijnë pas, tha mes tjerash Rektori Bexheti.

Fokusi i konferencës ishte gjetja e mënyrës se si të ndërtohet strategji dhe të krijohen politika që mund të ndihmojnë në formësimin e digjitalizimit në mësimdhënie në arsimin e lartë brenda dekadës së ardhshme.

Google+