Në kudër të këtij aktiviteti u realizuan tre prezantime kryesore, ku ofertën e përgjithshme e prezantoi Prof. Dr. Demush Bajrami, kurse për çështjet studentore dhe bursat prezantoi drejtori i Shërbimeve Studentore, Abaz Selmani.
Nxënësit patën mundësi të dëgjojnë në detaje lidhur me programet studimore të gjashtë fakulteteve të UEJL-së, si: Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe Fakultetin e Shkencave Shëndetësore.
Gjatë Ditës së Hapur, maturantët i vizituan laboratorët e specializuara atë të forenzikës dhe të laboratorin e Realitetit Virtual, Qendrën e Karrierës, Bibliotekën Universitare, konviktet dhe kapacitetet tjera hapësinore.
Gjatë këtij aktiviteti, Departamenti i Sportit i UEJL-së, organizoi garat në futboll me nxënësit e shkollave të mesme, ku fitues doli ekipi i futbollit nga Shkolla e Mesme “28 Nëntori “nga Dibra.
Me aktivitete në këtë manifestim u prezantua edhe Parlamenti dhe Asociacioni Studentor, të cilët realizuan shëtitje të maturantëve nëpër kampus, si dhe i njoftuan me rolin dhe funksionimin e këtij asociacioni.
Në konkursin për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik, UEJL, ofron 25 programe studimore, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ku prej tyre 11 do të ofrohen edhe në gjuhën angleze. Në ciklin e dytë (master), këtë vit ofron 22 programe studimore, ku katër programe gjuhës studimi e kanë gjuhën angleze. Në studimet e doktoratës, këtë vit ofrohen 10 programe studimore dhe prej tyre gjashtë ofrohen edhe në gjuhën angleze.
Për pjesën artistike të manifestimit “Dita e Hapur” u kujdes këngëtarja Fjolla Ibrahimi dhe bendi i saj.
