Universiteti i Evropës Juglindore u shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik, të ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në Bullgari. Universiteti bashkëndjenë dhimbjen me të gjithë familjarët, kurse të lënduarve në këtë aksident u dëshiron shërim sa më të shpejtë.
Lajmi për këtë ngjarje tragjike na ka pikëlluar të gjithëve, por në këto momente të vështira urojmë që familjarët e viktimave ta gjejnë forcën për t’u përballur me këtë humbje të madhe.
Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore
