Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U hap ekspozita e studentëve të vitit të parë dhe të dytë të Arkitekturës dhe Dizajnit

Studentët e drejtimit Arkitekturë dhe Dizajn, të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, sot (28 janar 2022), e hapën Ekspozitën me punimet e tyre një dhe tre semestrale.

Në hapjen e ekspozitës ishte i pranishëm edhe Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili i vlerësoi lartë punimet e studentëve, duke vënë në pah përparimin që ata kanë bërë.

“Pash sot punime të shkëlqyeshme, që dëshmojnë imagjinatën e shkëlqyer tuajën. Kjo tregon se jemi duke ecur në rrugën e drejtë dhe ju jeni arkitektët e së ardhmes aq të nevojshëm për shoqërinë”, theksoi Rektori Bexheti.

Në ekspozitë morën pjesë studentë, prindër dhe staf të UEJL-së.

Google+