Auditori i respektuar me Kryesinë e Akademisë, anëtarëve të Akademisë, profesorëve universitar dhe hulumtuesve tjerë, shijoi këtë prezantim sa shkencor e erudit, po aq edhe tërheqës, bile edhe për joekonomistë.
Ligjërata e anëtarësimit ishte nga fusha e politikave makroekonomike me theks në politikat fiskale në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
UEJL-i si institucion i arsimit të lartë dhe shkencor e falënderon Akademinë nikoqire për vlerësimin dhe pritjen vëllazërore që i bënë një pjese të stafit të UEJL-it që morën pjesë në këtë ngjarje.