Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL do të hapet Qendra Inovative për Hulumtim dhe Arsimim të Aplikuar

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (3.02.2022), i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal (BZHR), z. Ramiz Rexhepi dhe drejtorin e Qendrës për Zhvillim Rajonal të Pollogut (QZHRPP), z. Fatmir Saiti.

Temë e takimit të punës ishte fillimi i implementimit të projektit Power Partnership for Polog- PP4P, ku partnerë në implementimin e projektit janë: UEJL dhe QZHRPP, ndërsa BRZH, do ta financojë dhe monitorojë implementimin e të njëjtit. Për projektin në fjalë është aplikuar verën e vitit të kaluar, i njëjti është miratuar nga BZhR në fund të vitit të kaluar, në vlerë prej 10 milion denarë dhe i njëjti duhet të realizohet plotësisht përgjatë këtij viti kalendarik.

Në kuadër të projektit parashihet shfrytëzimi i hapësirave dhe krijimi i një instituti të përbashkët në UEJL, i cili do të shërbejë si Qendër për Transfer të Inovacionit dhe Teknologjisë në rajonin e Pollogut – iCARE (Innovative Center for Applied Research and Education), në mes partnerëve të sektorit publik, akademisë, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile.

Google+