MUST synon të zhvillojë mjete për të trajnuar stafin e universitetit në krijimin dhe përdorimin efektiv të teknologjive multimediale, në mënyrë që ata të kenë shkathtësitë për të krijuar përmbajtje më reale dhe tërheqëse të komunikimit të tyre në hulumtimin arsimor dhe projektet universitet-komunitet. MUST kurrikulat e trajnimit dhe burimet e krijuara do të përbëjnë një shërbim të dedikuar të ofruar në universitete nga “DigiCoaches” të cilët janë staf i universitetit të cilët do të ofrojnë trajnime për përdoruesit/kursantët e tjerë të brendshëm/të jashtëm në krijimin-përdorimin efektiv të teknologjive multimediale.
Projekti do të rrisë cilësinë dhe rëndësinë e njohurive dhe shkathtësive të stafit universitar në fushën e teknologjive multimediale. Projekti do të drejtohet nga Universiteti Politeknik i Timishuarës (Rumani). Partnerë të tjerë në projekt janë: Universiteti i Alikante (Spanjë), Shoqata për Konsulencë dhe Kërkime Socio-Shkencore (Gjermani), Storytellme, Unipessoal (Portugali), Universiteti i Teknologjisë Kaunas (Lituani), Shkolla Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe të Biznesit (Slloveni). Projekti pritet të fillojë në fund të këtij viti dhe do të zgjasë 30 muaj.
Ky projekt çon në 8 numrin e përgjithshëm të projekteve Erasmus+ që implementohen aktualisht në Universitetin e Evropës Juglindore.