Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë në kuadër të konferencës nacionale, që u mbajt sot në Shkup, të organizuar nga Agjencia Nacionale për Programe Studimore Europiane dhe Mobilitet.
Në këtë konferencë janë prezantuar rezultatet e programit Erasmus për periudhën 2014-2020,sikur edhe risitë për skemën e re programore për vitet 2021-2027, që parasheh një buxhet të përgjithshëm prej rreth 28 miliardë euro.
Rektori Bexheti, gjatë konferencës potencoi se duhen bërë përpjekje që këto mjete të shfrytëzohen maksimalisht, duke konfirmuar se UEJL-i është i përgatitur për t'u ballafaquar me kërkesat dhe trendet globale të arsimit ndërkombëtar.
