“Për herë të parë, në projekt është përfshirë edhe një student i magjistraturës në UEJL, i cili është duke e kryer punën praktike në Institut. Ai do të ketë mundësi që projektet e ndryshme që do t’i ketë gjatë magjistraturës t’i aplikojë dhe eksperimentojë në pajisjet wirless, ose ato profesionale që i mundëson projekti.”, thotë Dr. Mennan Selimi, udhëheqës i grupi hulumtues DSG në Institut.
Synimi i Institutit “Maks van der Shtul” është përfshirja e sa më shumë studentëve në projekte, në veçanti në studimet e magjistraturës dhe doktoraturës.
Tema e projektit shtjellon problemin e sistemeve të pagesës, duke përdorur teknologjinë Blockchain si ndërmjetësues (si zëvendësim i bankave). Ne fakt sistemi që propozohet (dhe qe është implementuar), duhet që tani të testohet ne pajisjet reale (wireless) ne Antwerp te Belgjikes.
Projekti fillon në Dhjetor të këtij viti dhe do të përfundoj në Qershor të vitit 2021.