Në kuadër të projektit pritet realizimi i platformës online për ndjekje të kurseve, realizimin e anketave, testimit, mentorimit dhe pagesave online. Po ashtu, parashihet angazhimi i 200 profesionistëve, të përgatitur për realizimin e rreth 300 trajnimeve. Nëpërmjet këtij projekti parashihet përgatitja e hapësirave për trajnim dhe shitje nëpërmjet internetit, realizimi i hulumtimeve të tregut në vendet gjegjëse, hapja e një zyre në Dubai (Emiratet e Bashkuara), realizimi i fushatave të ndryshme të marketingut, fushatave online dhe aktivitete të tjera të ngjashme.
Universiteti i Evropës Juglindore, do të mundësojë pjesëmarrje të kuadrit akademik në organizimin e trajnimeve si dhe do të sigurojë kapacitete online për trajnimin e të punësuarve në administratë për koordinimin e aktiviteteve. Po ashtu, parashihet organizimi i seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme arsimore e hulumtuese, ku UEJL do të kontribuojë nëpërmjet angazhimit të kuadrit profesionist për nevojat e projektit.
Pritet që me ndihmën e ekspertëve nga UEJL dhe nga kompanitë të ofrohen trajnime specifike dhe inovative të bazuara në rezultate dhe detyra të personalizuara, që do të zhvillohen në disa faza.
Projekti do të zgjasë dy vjet.
