Lajmet e fundit
-
Mësimdhënia online në UEJL gjithëpërfshirëse dhe me aplikacione të zhvilluara nga vet institucioni
23 mars 2020Universiteti i Evropës Juglindore është i pari në vend dhe ndër të parët në rajon në shfrytëzimin dhe krijimin e platformave për mësimdhënie online. Në kushte të masave të ndërmarra nga qeveria për tu mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga përhapja e korona virusit, Universiteti i Evropës Juglindore i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat që mësimdhënia të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse.
-
Ekipi Ekzekutiv i UEJL-së mbajti mbledhjen e parë online
17 mars 2020Ekipi Ekzekutiv i Rektorit, të hënën (16 mars), në Universitetin e Evropës Juglindore e mbajti mbledhjen e pare në kushte të masave të ndërmarra për tu mbrojt nga rreziqet e korona virusit. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm disa nga anëtarët e Ekipit Ekzekutiv të Rektorit, kurse ata të cilët nuk mund të ishin të pranishëm fizikisht, morën pjesë duke përdorur platformën online.
-
Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të koronavirusit UEJL krejt procesin mësimor e zhvillon online
16 mars 2020Universiteti i Evropës Juglindore në kushte të masave të ndërmarra nga qeveria për ndërprerjen e mësimit klasik në universitete, që nga 11 marsi, mësimdhënien e ka transferuar tërësisht në platformën online.
-
Informata rreth COVID-19
14 mars 2020Informata rreth COVID-19
-
U mbajt tryezë e rrumbullakët për masat dhe efektet e korona virusit mbi ekonominë
10 mars 2020"Parashikimi dhe masat e efektit të koronavirusit mbi ekonominë", ishte tema e tryezës së rrumbullakët, që u mbajt sot(10.03.2020) në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (FBE).
-
Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së shënoi 7 dhe 8 Marsin
10 mars 2020Parlamenti dhe Asociacioni Studentor, të hënën (9 mars), me një manifestim rasti shënoi 7 dhe 8 Marsin, Ditën e Shkollës së Parë Shqipe dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
-
Rektori Bexheti mori pjesë në Konferencën e Dytë të Universiteteve Publike Shqiptare në Korçë
9 mars 2020Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në Konferencën e Dytë të Universiteteve Publike Shqiptare, që u mbajt më 6-7 mars 2020, në Korçë, në Shqipëri.
-
Klubi i Debatit i Parlamentit Studentor mbajti debat publik me forumet rinore të partive politike për parandalimin e migrimit të të rinjve
27 shkurt 2020Klubi i Debatit i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor sot (27 shkurt 2020), mbajti debat publik me temë “Si partitë politike, do ta parandalojnë migrimin e të rinjve”, ku morën pjesë kryetarët e forumeve rinore Omer Ajdini (ASH), Avni Rustemi (BDI), Liridon Useini (BESA), Afan Elezi (Alternativa) dhe Visar Palloshi (PDSH).
-
Prof. Dr. Nasir Selimi zgjidhet kryetar i ri i Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore
27 shkurt 2020Prof. Dr. Nasir Selimi është zgjedhur kryetar i ri i Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore, në mbledhjen e fundit të këtij organi, që u mbajt të martën (25 shkurt 2020). Profesor Selimi, e zëvendësoi Prof. Dr. Jonuz Abdullain, të cilit i përfundoi mandati.
-
UEJL vazhdon me avancim edhe në rangim ndërkombëtar, regjional e vendor
26 shkurt 2020Në botë ekzistojnë institucione të ndryshme, të cilat bëjnë rangimin e universiteteve, duke u bazuar në kritere të ndryshme. Universiteti i Evropës Juglindore në shumicën e rangimeve të bëra renditet si njëri ndër universitetet më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe në Rajon.
-
UEJL-i nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
20 shkurt 2020Në kuadër të Konferencës Shkencore “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV”, sot (20 shkurt 2020), në Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
-
Mundësi bashkëpunimi mes UEJL-së, UNDP-së dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim
19 shkurt 2020Përfaqësues të UNDP-së në Maqedoni dhe përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të mërkurën (19.02.2020), qëndruan në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Fakulteti i Shkencave Teknologjike Bashkëkohore partner i projektit SMART4ALL - digjitalizimin e gjithçka
18 shkurt 2020Përfaqësues të Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore, gjatë javës së fundit morën pjesë në takimin e parë informues, si partner të projektit SMART4ALL, në Patra të Greqisë, ku nikoqir ishte Universiteti i Peloponezit.
-
Agron Demiri zëri i çdo studenti në UEJL
7 shkurt 2020Agron Demiri, është studenti i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, i cili mori besimin të udhëheq me organizatën e studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, Parlamenti dhe Asociacioni Studentor, pas zgjedhjeve të fundit studentore.
-
Zekije Azizi dhe Shpresa Izairi magjistrante të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL fituese të dy vendeve të para në Konkursin vjetor të Komisionit të letrave me Vlerë për studiues të rinj
4 shkurt 2020Zekije Azizi, magjistrante në Universitetin e Evropës Juglindore është fituese e çmimit të parë në Konkursin vjetor të Komisionit të Letrave me Vlerë për studiues të rinj, për punimin më të mirë nga sfera e tregut të kapitalit me temë: “Analiza e modeleve të falimentimit për kompanitë afariste të listuara në Bursën e Maqedonisë”.
-
Agron Demiri zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit Studentor të UEJL-së
28 janar 2020Anëtarët e Parlamentit Studentor, në mbledhjen e mbajtur të hënën (27 janar 2020), në UEJL Tetovë, votuan që Agron Demri, të jetë kryetar i ri dhe Bujar Sopa nënkryetar i këtij asociacioni.
-
U mbajt debati publik për digjitalizimin e shërbimeve publike
28 janar 2020Në kuadër të debatit publik për “Digjitalizimi i shërbimeve publike”, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të hënën (më 27 janar 2020), në Universitetin e Evropës Juglindore e prezantoi projektin “Me një klikim, tek të gjitha shërbimet tuaja”.
-
Mbahet edicioni i njëmbëdhjetë i trajnimit të stafit - Rektori Bexheti: Bashkëpunimi sinergjik ndëruniversitar model për tu përballur me sfidat
23 janar 2020“Cilësia mbi të gjitha” është tema e edicionit të 11 të trajnimit tradicional të stafit, që po mbahet nga 22-24 janar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
-
Brifing i rektorit Bexheti me gazetarët: UEJL shënoi rritje në numrin e studentëve dhe në shkallën e punësimit
27 dhjetor 2019“Përkundër gjithë sfidave, Universiteti i Evropës Juglindore po e mbyll vitin me sukses në dy aspekte të rëndësishme të funksionimit të tij: E para se këtë vit shënoi rritje prej 15% të numrit të studentëve të regjistruar në studimetderi diplomike dhe e dyta shkalla e punësimit e të diplomuarve në vitin e par pas diplomimit ka arritur në mbi 70%”, tha në brifingun me gazetarë, që u mbajt sot (27 dhjetor 2019), rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
-
Rektori Bexheti e takoi ambasadorin slloven Jazbec
26 dhjetor 2019Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (26 dhjetor 2019), rektori Akad. Prof. Dr. Adylmenaf Bexheti, e takoi ambasadorin slloven në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Millan Jazbec.