“Konkursi ka përmbajte pragmatike, me programe studimore të përshtatshme me nevojat e studentëve dhe kërkesave të tregut. Këto programe janë kombinim i pragmatizmit amerikan dhe vlerave evropiane, ashtu siç është edhe vetë emri i Universitetit. Këtë vit risi është hapja e dy programeve të reja studimore, kurse numri i fakulteteve mbetet i njëjtë”, tha rektori Akad Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
Universiteti i Evropës Juglindore, aktualisht duke u përshtatur me rrethanat e krijuara nga pandemia Kovid 2019, procesin mësimor e zhvillon nëpërmjet platformave online për studenët në të tre ciklet e studimit.
