COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL e zgjeron ofertën programore me dy programe të reja: Arkitektura dhe Dizajni dhe Ndërmarrësia

Universiteti i Evropës Juglindore në vitin e ri akademik 2020-21, përveç programeve ekzistuese, ka vendosur të zgjeroj ofertën akademike me programe të reja studimore.

Arkitektura dhe dizajni, është programi më i ri, që u ofrohet studentëve, në kuadër të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Nga viti i kaluar, me sukses po ofrohet Informatika Juridike, në Fakultetin e Drejtësisë, kurse në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, këtë vit do të funksionojë programi studimor, Ndërmarrësia, që realizohet në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.

“Universiteti i Evropës Juglindore ofertën e tij akademike gjithmonë e krijon duke bashkëpunuar me të gjithë palët e interesuara e në radhë të parë me komunitetin e biznesit. Të dhënat për punësueshmërinë flasin se mbi 70% të të diplomuarve arrijnë të punësohen që në vitin e parë të diplomimit.”, thotë rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Ne, së bashku, e krijojmë ofertën akademike me programe atraktive dhe të nevojshme për tregun e punës. Se sa kjo është efikase tregojnë të dhënat e lartpërmendura. Po ashtu, studentët tanë arrijnë sukses dhe dëshmohen, kudo që janë të angazhuar, ose të punësuar, thotë rektori Bexheti.

Në kuadër të ofertës akademike, për vitin e ri akademik mjaftë atraktive është edhe oferta e bursave, ku të gjithë maturantët, të cilët në shkollën e mesme kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm (5.00), fitojnë bursë të plotë që mbulon 60%, të pagesës së shkollimit. Maturantët, të cilët në shkollën e mesme kanë arritur sukses prej 4.5 – 4.99, fitojnë bursë për mbulimin e pagesës së shkollimit prej 40%. Lehtësime financiare ka edhe për studentin e dytë dhe të tretë të familjes, që studiojnë njëkohësisht, të cilët fitojnë 15%, respektivisht 25%.

Mundësi shumë e mirë dhe unike e UEJL-së është programi “Puno dhe Studio”, ku studentët e angazhuar punojnë në shërbimet kryesore të Universitetit, kundrejt kompensimit financiar që u jepet për orët e angazhimit, i cili më pas hiqet nga pagesa e shkollimit.

Për vitin e ri akademik, Universiteti i Evropës Juglindore, do të ofrojë gjithsej 20 programe studimore deridiplomike dhe 27 programe pasdiplomike të shpërndara në 5 fakulteteve.

Google+