Pjesëmarrjes në këtë konferencë ishin studentët e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve master dhe të doktoratës, të cilët i prezantuan punimet e tyre me tema interesante e aktuale nga lëmia e së drejtës penale, të drejtës civile, të drejtës kushtetuese dhe administrative, të drejtës ndërkombëtare dhe nga lëmia e studimeve të sigurisë.
Realizimi i konferencës së këtillë studentore tashmë është bërë një traditë e parvjetshme në Fakultetin e Drejtësisë dhe drejtuesit e këtij fakulteti thonë se kjo konferencë ka një rëndësi të veçantë për studentët e ciklit të dytë dhe të tretë për punën e mëtutjeshme të tyre shkencore.
Koordinator i konferencës së këtij viti ishte Doc. Dr. Blerton Sinani.
